Vendosni orarin tuaj

Ju mund të punoni me ADDO në çdo orë, ditë ose natë, 365 ditë në vit. Kur të ngisni makinën tuaj ADDO është gjithnjë pranë jush, kështu që kurrë qëndroni gjithmonë "online" në aplikacionin e instaluar në celularin tuaj.

Fitoni më shumë në çdo rrugë

Çmimet e udhëtimit bazohen në kilometra, pastaj mund të rriten sipas distancës që bëni. Dhe kur kërkesa është më e lartë se normalja, shoferët bëjnë më shumë para.

Lëreni aplikacionin t'iu udhëheqë

Thjesht pranoni ose jo kërkesa nga pasagjerë të ndryshëm të ADDO-s. Dhe për çdo llogaritje të distancave, çmimeve apo pagesave mendon aplikacioni ynë inteligjent me një saktësi perfekte dhe pa lënë hapsirë për gabime.

Rreth Aplikacionit

Projektuar me qëllim për shoferët

Kur doni të bëni para, thjesht hapni aplikacionin dhe do të filloni të merrni kërkesat për udhëtim. Ju do të merrni informacion rreth pasagjerit tuaj dhe udhëzimeve në vendndodhjen dhe destinacionin e tyre. Kur udhëtimi të mbaroj, do të keni mundësi për të marrë kërkesa të tjera nga pasagjeri më afër perimetrit tuaj gjeografik. Dhe në këtë mënyrë ju nuk do të ktheheni asnjëherë bosh. Nëse dëshironi mos të merrni më kërkesa për një kohë të caktuar nga ju, mund të prekni dilni jashtë linje në çdo kohë.

PROVOJENI TANI

Shpërblime

ADDO është një kompani bujare. Ne shpërblejme shoferët të cilët punojnë me korrektësi ndaj pasagjerëve. Opinionet dhe vlerësimet e pasagjerëve për ju janë votat kryesore për shpërblimet tona ndaj jush. Prandaj punoni me ndershmëri dhe me korrektësi... asnjëherë nuk do dilni pa një shpërblim

Kërkesa dhe Detyrime

Duhet të plotësoni gjithmon kërkesat minimale për të qënë një shofer i ADDO-s. Nëse do të përdorni makinën tuaj ajo duhet të jetë me dokumenta të rregullta sipas legjislacioneve të qarkullimit rrugor. Jo vetëm makina juaj por edhe ju duhet që minimalisht të jeni pajisur me një dokument ligjor dhe te rregullt për leje drejtimi të automejtit tuaj "Patentë".

Siguria

Çdo shofer që pranohet të punoj me ADDO, para pranimit bëhet një verifikim ligjor sipas dokumentave qe ai dorëzon apo ngarkon në sistemin tonë. Verifikimi shërben për sigurine e pasagjerëve, por ky verifikim bëhet edhe për pasagjerët me informacionin e tyre personal, kështu që të dyja palët janë të siguruar në çdo aspekt.